Arbëri

38 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë

Nga raportimet e datës 26 shtator nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 320 pacientë, prej tyre 240 me oksigjeno-terapi dhe 38 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë, nuk kanë pacientë me Covid-19.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 70 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 34 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv COVID-19, dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 17 pacientë.

Spitali i Prizrenit ka 18 pacientë, Spitali i Gjakovës, 26 pacientë, Spitali i Pejës, 67 pacientë, Spitali i Gjilanit, 28 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 14 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 23 pacientë.