Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

29 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit

protesta

pamje nga protesta

Sot shënohet 29-vjetori i protestave të Lëvizjes Studentore, të cilat vlerësohen si një ndër kthesat më të mëdha historike për Kosovën.

Atë kohë regjimi i Slobodan Milosheviqit kishte vendosur masa të dhunshme ndaj shqiptarëve dhe kishte dëbuar studentë e profesorë nga Universiteti, duke imponuar plan-program serb për mësim.

Protesta paqësore e studentëve më 1 Tetor të vitit 1997, e prirë nga rektori tashmë i ndjerë, Ejup Statovci, Bujar Dugolli, Albin Kurti, Driton Lajçi e Muhamet Mavraj, ishte shpërndarë me dhunë. 

Policia serbe për të shpërndarë protestën kishte përdorur dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. Kishte të arrestuar dhe të lënduar në mesin e protestuesve. 

Mediat e vendit dhe ato ndërkombëtare i kanë dhënë jehonë të madhe kësaj ngjarjeje, gati më shumë se cilido zhvillim politik në Kosovë, që kishte ndodhur në periudhën e paraprotestës.

Ngjarja konsiderohet prej më të rëndësishmeve të Lëvizjes Studentore dhe e njëjta ndikoi në faktorizimin ndërkombëtar në çështjen e Kosovës.

No description available.
Ballina e Kohës Ditore më 2 tetor 1997