Shefat e Misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara kanë bërë thirrje që Qeveria e Kosovën të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të regjistrojë tokën e Manastirit të Deçanit.
Në një komunikatë të përbashkët ata kanë kërkuar që pavarësisht mosmarrëveshjeve politike, vendimet e Gjykatës duhet të zbatohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Siç u vu re në deklaratën tonë të Quintit të 19 majit, respektimi i sundimit të ligjit është një detyrim për të gjitha qeveritë. Ne inkurajojmë fuqimisht Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë pa vonesë në zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mbështetja e Kosovës për sundimin e ligjit dhe gjyqësorin e pavarur bazohet në zbatimin e plotë dhe të barabartë të të gjitha vendimeve të Gjykatës, pavarësisht nga mosmarrëveshjet politike”, thuhet në komunikatë.
Sipas tyre, është shqetësues fakti që “Gjykata Kushtetuese e Kosovës është e detyruar t'u kujtojë institucioneve ekzekutive që të garantojnë dhe zbatojnë sundimin e ligjit në këto raste të vonuara”.
Hapësira tek Manastiri i Deçanit prej vitesh vazhdon të jetë çështje mospajtimesh mes përfaqësuesve të manastirit dhe Komunës së Deçanit për shkak të vendimit të Kushtetueses, e cila i njeh manastirit të drejtën e pronës mbi 23 hektarë tokë.