Arbëri

Reshiti: Mësimi online ka dështuar, duhet vazhduar me prezencë fizike në shkolla

Foto: KTV
 

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, ka deklaruar se është pro mësimit fizik në shkolla, duke e konsideruar atë online si të dështuar. Reshiti ka deklaruar në SOT të KTV-së se procesi mësimit online mund të jetë pjesë e skenarëve për disa shkolla apo klasë që s’mund të vijojnë me prani fizike, mirëpo sipas tij, assesi s’duhet të jetë si skenar primar.

“Mësimi online ka dështuar, është vërtetuar dhe rivlerësuar, të njëjtat konstatime kanë dalë nga shtete të ndryshme evropiane. Mësimi online për ne është i papranueshëm, sipas skenarëve që janë paraparë, duhet zbatuar, por jo si skenar fillestar. Jemi kundër formatit të përgjithshëm të mësimit online pasi është humbje kohe”, ka deklaruar ai.