Në fshatin Lebanë të Prishtinës autoritetet policore civile kanë nisur t’ua heqin targat “KS”, banorëve që deri më tani i kanë pasur në shfrytëzim. Ato do të zëvendësohen me targat e përkohshme “RKS”. Aksioni për largimin dhe zëvendësimin e targave ka nisur të hënën nëpër pika kufitare.
Vendimin e Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave “KS” dhe serbe me ato të përkohshme e kanë kundërshtuar banorët serbë. Që nga e hëna dhjetëra prej tyre janë duke qëndruar në Jarinjë, derisa prezentë janë forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it.
Largimi i targave “KS” është bërë edhe në disa fshatra të Komunës së Graçanicës.