Protestuesit në Jarinjë janë duke vendosur tenda për të qëndruar gjatë natës. Ata përmes një kamioni kanë bllokuar pamjen që Policia e Kosovës gjatë tërë ditës e ka pasur ndaj një grupi të serbëve.
Mediave i është kërkuar të largohen mos të jenë afër protestuesve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa pasur fyerje e sharje në drejtim të Policisë së Kosovës.
Për shkak të bllokimit të rrugës atje janë krijuar kolona të gjata në anën e kufirit me Serbinë. Qytetarët është dashur të kalojnë kufirin në këmbë. Ndërsa në Bërnjak, Policia e Kosovës është dashur të hedh lotsjellës në tentim për të liruar rrugën.