Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën, më 22 shtator, do të rinisë puna në ambulancat specialistike.
Puna ishte pezulluar për shkak të rasteve me COVID-19, por pas rënies së numrit të pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 është vendosur të rifillojë puna në ambulancat specialistike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu siç ka bërë të ditur SHSKUK-ja nga sot janë liruar hapësirat e klinikave interne, dhe më nuk ka pacientë me COVID-19.
“Pritet që pas dezinfektimit të hapësirave klinikat të kthehen në hapësirat e tyre”, thuhet nga SHSKUK.