Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

6 të vdekur nga COVID-19 të dielën në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shënuar 780 raste pozitive me koronavirus, nga testimi i 4,022 personave të dyshuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, numri i të shëruarve është 757 e numri i rasteve aktive 12,789.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 162,953 raste, prej tyre 147,584 janë shëruar, ndërsa betejën me sëmundjen e kanë humbur 2,580 pacientë.