Arbëri

Nis takimi i Osmanit me përfaqësues të partive

Descriptive Text

Liderët e partive politike bashkë me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani janë mbledhur në takim sot për të diskutuar lidhur me zgjedhjet lokale.

I pranishëm shihet të jetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, Donika Gërvalla përfaqësuese e Listës “Guxo” dhe Mimoza-Kusari-Lila nga Alternativa për Kosovën.

Në ftesën dërguar partive të shtunën thuhet se takimi mbahet “për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”.

Në takim të pranishëm nuk janë përfaqësues të AKR-së, PSD-së dhe Listës Serbe. Ndërkaq Alternativa për Kosovën dhe Guxo, pjesëmarrës të të cilave janë në takim, nuk janë në listën e partive që garojnë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ndërkaq është bërë e ditur se nga ora 18:00 do të mbahet takimi me partitë e komuniteteve pakicë.