Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se tema e vetme në bisedimet me Serbinë është e të pagjeturve.
Të martën e të mërkurën Bislimi ka qenë në Bruksel në kuadër të raundit të takimeve të dialogut Kosovë – Serbi.
“Familjet kanë nevojë ta dinë fatin e familjarëve të tyre sa më parë. Ky është mesazhi që kemi përçuar në këto bisedime me Serbinë, ku tema e vetme ishin të pagjeturit. Kemi kërkuar të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës”, ka shkruar Bislimi në Twitter.
Familjet kanë nevojë të dijnë fatin e familjarëve të tyre sa më parë. Ky është mesazhi që kemi përçuar në këto bisedime me Serbinë, ku tema e vetme ishin të pagjeturit. Kemi kërkuar të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) September 9, 2021
-
Bislimi: Arrihet dakordim me Serbinë për komisionin për të pagjeturit
-
Bislimi thotë se çështjen e të zhdukurve e ka prioritet në dialog
-
Kurti: Mund të hapen tema ndërmjet Kosovës e Brukselit, por jo edhe me Serbinë
-
Kosova me dy kërkesa urgjente ndaj BE-së
-
Bislimi: Parashihej takim trepalësh në Bruksel, por pala serbe hasi në probleme