Arbëri

Dështon mbledhja për caktimin e ambasadorëve, përplasen pushteti e opozita

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, ka hedhur fajin te opozita për mosmbajtjen e takimit për dëgjimin e kandidatëve për ambasadorë, duke e shtyrë mbledhjen për një datë tjetër.

Abazi në një njoftim në Facebook ka shkruar se deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe ajo e AAK-së, Time Kadriaj kanë nënshkruar vetëm fletëprezencën dhe më pas kanë lëshuar mbledhjen, duke e bërë të pamundurën mbajtjen e takimit.