Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka dalë me gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës pas vendimit të marrë më 25 gusht për shtesat prej 10 për qind të pagës bruto për stafin shëndetësor, por jo më pak se 60 euro.
FSSHK-ja ka kërkuar që shtesat të rishqyrtohen dhe të merret vendim për rritjen e tyre e që ajo të mos jetë më e ulët se 300 euro. Për këtë ka paralajmëruar padi ndaj Qeverisë për shkelje të ligjit kundër pandemisë. FSSHK-ja ka kërkuar që shtesat të paguhen retroaktivisht nga muaji qershor e deri në fund të pandemisë.
Si pikë të dytë, FSHSK-ja ka kërkuar procedimin urgjent të Ligjit mbi Pagat.
Sipas FSHSK-së, ky ligj duhet të miratohet sivjet e të nisë së implementuari që nga janari i vitit 2022.
Për këto i ka dhënë kryeministrit Albin Kurti afat deri më 13 shtator që të përgjigjet.
Nëse s’përgjigjet, FSHSK-ja ka thënë se do të ftojë të gjitha organizatat simotra që t’i bashkangjiten në reagim sindikal.
Edhe
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë paralajmëron protestë kundër rritjes “së vogël” të pagave
Në pikën e fundit, kjo federatë ka thënë se lut popullin që të vaksinohet e t’i mirëkuptojë “sepse edhe ne jemi njerëz e kemi familje”.
-
Stafi shëndetësor kërkon rritje pagash 50 për qind deri në miratimin e Ligjit të Pagave
-
FSSHK-ja kërcënon me ndërprerje të punës në të gjitha institucionet publike shëndetësore
-
Sindikatat e Shëndetësisë e kërkojnë ligjin për paga, ankohen në Qeverinë
-
Sindikalistët në shëndetësi kërkojnë takim urgjent me krerët e shteti