Arbëri

Bizneset e grave gjatë pandemisë janë goditur rëndë, ndihma nga shteti vlerësohet e pamjaftueshme

Foto: EO
 

(Ekonomia Online) - Drejtoresha Ekzekutive e Institutit për Ekonomi të Lirë, Besa Zogaj Gashi, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, se aktualisht vetëm 11 për qind e bizneseve në Kosovë , kanë në krye një grua.

Sipas Zogaj Gashit ndër barrierat më të theksuara për gratë biznesmene është mundësia e kufizuar për kredi, pronësia nuk është e rregulluar dhe pengesë bën edhe kolaterali, pastaj edhe Ligji i punës veçanërisht dispozita sa i përket barrës financiare për financim të pushimit të lehonisë.