Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkarkohet drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shkarkuar drejtorin e Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion.

Siç ka njoftuar KPK-ja, të martën është mbajtur mbledhja e 202-të online dhe në të anëtarët e KPK-së kanë miratuar propozimin e Komisionit Disiplinor për shkarkimin e Krasniqit që deri tash ishte i suspenduar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë mbledhje është aprovuar kërkesa e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit për shpalljen e brendshme për avancim të dy pozitave në Departamentin për Krime të Rënda.

Është aprovuar edhe raporti gjashtëmujor i mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për veprat penale karakteristike për periudhën janar-qershor 2021.

Ndërkaq është anuluar procesi për zgjedhjen e drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e PErformancës së Prokurorisë, deri në nxjerrjen e një rregulloreje të re.

Anëtarët e KPK-së kanë trajtuar dhe aprovuar Kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e Prokurorit, Zejnullah Gashi, për Udhëheqës të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj Prokurorie.