Arbëri

Walker inicion bashkimin e diasporës shqiptare, kërkon vende të rezervuara në parlament

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, në një letër drejtuar diasporës dhe popullit shqiptar ka iniciuar një lëvizje për bashkimin e diasporës shqiptare në një zë të vetëm, me qëllim që të merren edhe vende parlamentare të rezervuara në parlamentet përkatëse dhe stimulim të votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Duke u drejtuar diasporës shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e Luginës së Preshevës, Walker ka thënë se remitancat që ata dërgojnë janë qenësore për mirëqenien ekonomike të shqiptarëve. Megjithatë, sipas tij, ndihma e diasporës dhe kontributi i saj nuk kanë ndikim në procesin e vendimmarrjes ku paratë e tyre shpenzohen.