Pas numrit rekord të sotëm të rasteve me COVID-19 në Kosovë, situatë alarmante e ka konsideruar ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjendjen në vend.
Madje, Zemaj ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, 1765 raste të reja me Covid-19 si dhe 5 të vdekur. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të jep dorëheqje të parevokueshme si pasojë e dështimit në menaxhimin e pandemisë Covid-19”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Opozita ka kritikuar Qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë, sidomos javën e fundit kur ka pasur rritje të theksuar të rasteve me koronavirus. Kandidimi i Vitisë për kryetar të Komunës së Prishtinës, ka nxitur reagime edhe më të ashpra. Ky u kritikua se po lë zbrazët funksionin e tij në MSH teksa është një gjendje e rëndë për vendin.