Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministres Albulena Haxhiu e cila në një konferencë për media sot ka thënë se nuk mund t’i mbështesë KGJK-në dhe KPK-në nëse i mbyllin sytë para skandaleve.
KGjK, thotë se Këshilli Gjyqësor, si institucion i pavarur, është duke i përmbushur përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe ligjore.
KGJK-ja ka thënë se reagimet dhe deklarata e Haxhiut nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve sepse përgjegjësitë e institucioneve për komunikim dhe bashkëpunim përcaktohen me Kushtetutë dhe ligj, dhe jo nga vullnetet personale.
“Përndryshe, KGjK, ka mekanizmat e vet për adresimin e secilës çështje që është përgjegjësi e KGjK-së, andaj çfarëdo përpjekje nga jashtë, përfshirë edhe deklaratat e Ministres Haxhiu, janë pa ndikim në mënyrën se si funksionon ky Këshill. Këshilli Gjyqësor, i siguron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se do të vazhdojë të angazhohet për një sistem gjyqësor të pavarur, transparent dhe të paanshëm dhe i bën thirrje Ministres së Drejtësisë që të përmbahet rreth çfarëdo deklarate që interferon në pavarësinë e gjyqësorit”, thuhet në njoftim.
-
Ministria e Drejtësisë i quan të pasakta dhe tendencioze deklarimet e KPK-së për Ligjin
-
“Luftë” në distancë mes ministres Haxhiu e KPK-së dhe KGJK-së
-
Haxhiu i reagon KGJK-së e KPK-së: Barikadimi nuk është në shërbim të drejtësisë
-
Haxhiu: S’mund t’i mbështes KPK-në dhe KGJK-në nëse i mbyllin sytë para skandaleve
-
Pas deklaratave të Haxhiut për “pazaret” në drejtësi, KPK-ja thotë se ajo po ndërhyn në punën e gjyqësorit