Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Në Merdarë pritjet në hyrje janë 20-30 minuta, ndërsa në dalje nga një orë deri në një orë e gjysmë, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë 15-20 minuta, ndërsa në dalje 40-50 minuta.
te pika kufitare në Vermicë pritjet janë 20-30 minuta.
“Unë vijë nga Peja, jam nisur 4:15 kam arrit këtu në 6. Bëhen 2 orë e gjysmë që po pres. Mendoj se duhet të qelën më shumë pika, pasi po punon vetëm një. Duhet të qelën tri a katër të ecim. Duhet me udhëtu 24 orë në Belgjikë. Çdo vit vijë me veturë. Po kushton më shumë me aeroplan e po na duhet edhe vetura këtu. Për atë arsye po vijë me veturë”, ka thënë një qytetar për emisionin SOT.