Arbëri

Beka: Numri i vogël i zjarrfikësve rrezikon menaxhimin e situatës me zjarre

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, ka thënë se zjarret e fundit kanë vënë në pah problemet e organizimit dhe shërbimit të zjarrfikësve në Kosovë.

Ai ka thënë se ka numër të vogël të zjarrfikësve dhe mosha mesatare e zjarrfikësve është mbi 48 vjeçare.

Ai ka shtuar se kanë edhe mungesë të pajisjeve.

Beka ka thënë se zjarre më të theksuara ka pasur në Pejë, Suharekë, Gjilan e komuna tjera.

“Zjarret fushore sapo futen në kontroll dalin nga kontrolli. Nëse vatra nuk shuhet është paraqet problem. Të gjithë zjarrfikësit janë në terren pasi zjarre ka në të gjitha komunat dhe është problem të menaxhohen sepse ka pak zjarrfikës. Në komunën e Podujevës ka dy zjarrfikës, njëjtë ka edhe në komuna tjera”, ka thënë ai.