Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

45 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri të shtunën

Shqipëria ka regjistruar 45 të infektuar me koronavirus gjatë së shtunës. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 17 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 130.222.

Sipas MSH-së, në spital janë të shtruar 21 pacientë, derisa që që nga fillimi i pandemisë kanë rezultuar pozitivë 133.081 persona, nga gjithsej 900.346 testime të kryera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga COVID-19 kanë humbur jetën 2.457 persona. Aktualisht janë 402 raste aktive.