55 raste të reja me COVID-19 janë shënuar brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se rastet e reja infektive kanë rezultuar nga gjithsej 904 mostra të marra për testim.
Në raportin e së mërkurës të MSH-së së Shqipërisë nuk është shënuar asnjë vdekje nga koronavirusi.
Që nga fillimi i muajit mars, rastet dhe humbjet e jetës nga COVID-19 kanë parë rënie.
Nga ana tjetër, 47 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 270.102.
461 raste vazhdojnë të jenë aktive në gjithë Shqipërinë, ndërsa të shtruar në spitale janë 14 persona, nga të cilët dy janë në gjendje të rënduar.