Ilir Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Qemailj Kurtishi nga koalicioni Vakat janë emëruar si anëtarë të KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani.
Zyra e Presidencës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Osmani, pas analizimit të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me emërimin e dy anëtarëve të tjerë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje me kompetencat e saj, ka emëruar në këtë Komision, Ilir Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Qemailj Kurtishi nga koalicioni Vakat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në ceremoninë e betimit para Presidentes, dy anëtarët e rinj të KQZ-së deklaruan se do t`i kryejnë detyrat e tyre si anëtarë të KQZ-së në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme dhe profesionale” është thënë në njoftimin e presidencës.