Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani do të shpallë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të shpallë së shpejti ditë zie në Kosovë, për shkak të tragjedisë në Kroaci, ku si pasojë e një aksidenti të një autobusi i cili po vinte nga Gjermania në Kosovë, kanë mbetur të vdekur 10 persona e janë lënduar më shumë se 40 të tjerë.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes ka thënë për KOHËN se së shpejti presidentja pritet të dalë me ditën e saktë se kur do të jetë ditë zie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Presidentja do të shpallë ditë zie, për ditën e saktë do të njoftoheni së shpejti”, ka thënë Kupina.