Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të mërkurën ditë zie në Kosovë për viktimat në Turqi e Siri

Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur të mërkurën e 8 shkurtit ditë zie në Kosovë, në nderim të mijëra viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri.

Osmani në një njoftim në Facebook ka thënë se mendimet dhe lutjet e Kosovës janë për viktimat, të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga tërmeti.

“Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar”, ka shkruar presidentja e Kosovës.

Osmani tutje ka shkruar se Kosova është në dispozicion të plotë të vazhdojnë mbështetjen.

“Fuqia shkatërruese e këtij tërmeti ka tronditur zemrat e gjithsecilit, porse mbështetja ndaj njëri- tjetrit në këto ditë tmerri ngjallë shpresën dhe besimin se jeta do të triumfojë”, ka shkruar Osmani.

Kosova ka dërguar Forcën e Sigurisë për t’i dalë në ndihmë autoriteteve turke.

Edhe Sot në Kosovë ditë zie për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri Arbëri Sot në Kosovë ditë zie për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri

Tërmeti shkatërrues në Turqi e Siri ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënën, duke u pasua me disa pasgoditje, duke lënë të vdekur mbi 5 mijë persona.