Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla thotë se ka gjetur një mori shkeljesh ligjore në MPB

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se ka gjetur një mori shkeljesh ligjore në dikasterin që drejton.

Duke raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku u shqyrtua raporti i auditimit të MPB-së për vitin 2020, Sveçla tha se disa prej shkeljeve i ka dërguar edhe në hetuesi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka pasur tejkalim të vlerave të kontratës kornizë me procedurë jo publike. Vlera e saj ishte mbi 200 mijë euro ku janë bërë tejkalime mbi normën e lejuar”, tha ai.

Shqetësime për të gjeturat e auditorit për pasqyrat financiare të Ministrisë̈ së Punëve të Brendshme për vitin 2020 ngritën edhe anëtarët deputetë të Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike./ KP