Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se ka gjetur një mori shkeljesh ligjore në dikasterin që drejton.
Duke raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku u shqyrtua raporti i auditimit të MPB-së për vitin 2020, Sveçla tha se disa prej shkeljeve i ka dërguar edhe në hetuesi.
“Ka pasur tejkalim të vlerave të kontratës kornizë me procedurë jo publike. Vlera e saj ishte mbi 200 mijë euro ku janë bërë tejkalime mbi normën e lejuar”, tha ai.
Shqetësime për të gjeturat e auditorit për pasqyrat financiare të Ministrisë̈ së Punëve të Brendshme për vitin 2020 ngritën edhe anëtarët deputetë të Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike./ KP
Artikuj të ngjashëm
-
Sveçla: Disa biznese s’i plotësojnë standardet e sigurisë kundër zjarrit
-
Kuçi e PSD-së publikon kontratën e një polici të Njësisë Speciale: Sveçla gënjeu
-
Arrestimet në MPB për keqpërdorime, reagon ministri Sveçla
-
Sveçla kërkon hetim për zyrtarin e MPB-së që shfrytëzon parkingun e ministrisë për biznes
-
Sveçla thotë se vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e ligjit për paga