Njohësi i rrethanave në Kosovë e rajon, Azem Vllasi, ka thënë se elementet e propozimit të kryeministrit Albin Kurti përballë palës serbe në Bruksel për dialogun, janë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.
Vllasi në Deskun e KOHËS ka thënë se palët duhet të përqendrohen në marrëveshjen finale dhe për asnjë çështje tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Elementet e saj duhet të jenë pjesë përbërëse e marrëveshjes finale, gjithëpërfshirëse dhe për normalizimin e marrëdhënieve. Ka këtu elemente për ata marrëveshje. Por strategjia në biseda me Serbinë duhet të jetë, së pari jo biseda për Kosovës, por biseda mes dy shteteve për normalizimin e raporteve. Ka shumë elemente që duhet të përfshihen, disa janë në atë tekst që u parashtruan në takimin e fundit. E paramendoj atë marrëveshje që duhet të fillojë me zotimin e dy shteteve që marrëdhëniet e veta do t’i normalizojnë, çështjet e hapura do t’i zgjidhin në mënyrë paqësore”, ka thënë ai.