Arbëri

Qeverisë i kërkohet zbatimi i Rezolutave të miratuara në Kuvend

Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Përfaqësues të shoqërisë civile po konsiderojnë se rezolutat e miratuara nga Kuvendi si propozime për Qeverinë, duhet të merren më seriozisht dhe të trajtohen në formë më obligative.

Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes “FOL”, Mexhide Demolli-Nimani, ka thënë në një prononcim për Ekonomia Online se tash e sa vite gjithçka përfundon pas miratimit të rezolutave.