Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata Komerciale do të kushtojë rreth 5 milionë euro, kërkohet kujdes në përzgjedhjen e kuadrit

Themelimi i Gjykatës Komerciale, buxhetit të shtetit pritet t’i kushtojë rreth 5 milionë euro, vlerësojnë njohësit e çështjeve ekonomike në Kosovë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Gjykata Komerciale do të krijojë një siguri për investime, derisa ka treguar se kjo buxhetit të vendit do t’i kushtojë rreth 5 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo, sigurimin e buxhetit Shahini nuk po e konsideron problem të madh për Qeverinë, pasi që kanë paralajmëruar rritje ekonomike prej 7.9%. E përzgjedhja e stafit që kanë njohuri juridike e ekonomike do të krijojë një siguri më të madhe te investitorët në të ardhmen.

“Kjo është një siguri për investime, është një siguri për biznes, ndërmarrës për të gjithë ata që kanë të bëjnë me këtë institucion, por Gjykata Komerciale vendit do ti kushtojë rreth 5 milionë euro, në angazhimin e stafit, të infrastrukturës, të gjithë legjislacionit fizik dhe ligjor dhe kjo do të duhet të ketë buxhet shtesë dhe ne nëse kemi rritjen që po premtohet nuk do të ketë problem dhe kjo ish dashtë të fillojë vitin e ardhshëm sepse mundësitë mund ti ketë qeveria e vendit, por këtu një problem tjetër, rekrutimi i stafit jo atij politik por i ekspertëve i njerëzve që njohin problemet juridike dhe ekonomike dhe këto do ti japin një siguri të mëdha investitorëve të ardhmen”, ka thënë Shahini.

Ai ka thënë se Ligji për Gjykatën Komerciale mund të hyjë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm, nëse Qeveria e merr seriozisht këtë punë.

Ndërsa, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, ka thënë se duhet të tregohet kujdes i shtuar në përzgjedhjen e kuadrit, derisa shton se do të jenë të nevojshëm më tepër se 20 gjykatës.

Krijimin e Gjykatës Komerciale, Gërxhaliu po e lidh me besueshmërinë të bizneset pasi që do të ekzistojë mundësia për eliminimin e burokracisë.

“Një ndër dëmet më të mëdha që ju ka bë Kosovës që nga viti 1999 e këndej është mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit, dhe dua të besoj që një ligj i tillë do ti ketë efektet e veta, por vlen të theksohet që Kosova nuk vuan nga mungesa e ligjeve mirëpo vuan nga mos zbatimi i tyre, prandaj dua të besoj që nuk i bëhet nder Kosovës që të kemi vetëm duplifikim, të barten të njëjtat kompetenca që ka pasur Departamenti Komercial në nivel të Gjykatës Themelore dhe duhet të kemi kujdes në zgjedhjen e kuadrit që duhet të jenë në këtë gjykatë, dhe duhet të jenë më tepër se 20 gjykatës dhe nëse vlera e tyre matet me përkatësi politike do të jetë rrugë e dështuar. Është një besueshmëri te bizneset vendore se me të vërtet do të eliminohet burokracia dhe nuk do të ketë pritje me vite për zgjedhjen e problemeve të ndryshme”, është shprehur Shahini.

Kuvendi i Kosovës të premten ka miratuar në parim me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, projektligjin për Gjykatën Komerciale

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka thënë me këtë rast kjo gjykatë do të prodhojë nivel më të lartë të profesionalizmit dhe efikasitetit në zgjidhjen e çështjeve komerciale.

Ajo ka folur edhe për risitë e Gjykatës Komerciale, ku theksoi se gjykata do të udhëhiqet nga një kryetar i vetëm, i cili do të shërbej edhe si gjyqtar në Gjykatën e Apelit.