Në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kosovës ka nisur shpërndarja e insulinave, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Shpërndarja e insulinave do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se pas hapjes së rrugëve ligjore, Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave, dhe se nga sot dhe ditëve në vijim do të vazhdoj shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet nëpër Qendrat Kryesore te Mjekësisë Familjare”, njoftuar MSH.
Për rreth katër muaj, pacientët me diabet janë përballur me mungesa të insulinës.