Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga Greqia në Francë, Kurti mori pjesë në “Cannes” sot

albin kurti

Kryeministri Albin Kurti të premten ka qëndruar në Francë në festivalin e filmit në Cannes për të marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa Vend”. Kurti bashkë me ekipin ka dashur që të jenë pjesëmarrës në suksesin e kinematografisë së Kosovës, kështu duke udhëtuar nga Athina në Francë, gjë për të cilën paraprakisht nuk u dit gjë.

“Kryeministri Kurti ka marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa vend”, që u dha sot në festivalin e filmit në Cannes. Është hera e parë që Kosova është në mesin e shteteve që garojnë për “Palmën e Artë” dhe kryeministri ka shënuar së bashku me ekipin e filmit këtë moment të suksesit ndërkombëtar të kinematografisë së Kosovës”, është sqarimi i Zyrës së Kryeministrisë për KOHËN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurti tash nëntë ditë është jashtë vendit. Më 8 korrik ishte nisur për në Greqi në vizitë zyrtare e më pas u kritikua për zgjatjen e vizitës atje, derisa nga opozita në Kuvend u tha se po bënte pushime. Të premten, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, tha në seancë se Kurti gjendej në Francë në festivalin e filmit, gjë që doli të jetë e vërtetë. Ai madje tregoi edhe orarin e fluturimeve që pati Kurti nga Athina për në Nicë.

ZKM-ja nuk i është përgjigjur KOHËS nëse Kurti do ta vazhdojë vizitën nëpër Evropë edhe më tej deri më 19 korrik, kur është paraparë takimi në Bruksel për dialogun.