Komisioni për Integrime Evropiane ka filluar shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA2020 mes Kosovës dhe BE-së, prezantimi i së cilës po bëhet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Gjatë mbledhjes, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu ka kërkuar që të ndryshohet lista e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës në Kuvend, për shkak të deputetes Time Kadrijaj e cila qëndroi në komision vetëm pak minuta dhe u largua, duke iu referuar mëditjes për pjesmarrje në Komision.
Sipas Kryeziut ka tre dite që janë të njoftuar për mbledhjen e komisionit dhe nuk është në rregull vetëm të nënshkruhen e pastaj të largohen nga komisioni.
-
Pritet të formohet Komisioni i ri për verifikimin e mandateve
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian
-
Bislimi nuk paraqitet për raportim në Komisionin për Integrime
-
Kadrijaj akuzon deputetët e pushtetit për mospjesëmarrje në komisione
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Integrime, pushteti akuzon opozitën për pengim të proceseve