Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

28 të vdekur nga COVID-19 të hënën në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 28 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 489 raste të reja me koronavirus nga testimi i 6130 mostrave.

Në mesin e 28 të vdekurve, është një person i grupmoshës 20-29 vjet, bëhet fjalë për një grua nga Vitia.

Një person i grupmoshës 40-49 vjet, gjashtë persona të grupmoshës 50-59 vjet, tetë persona të grupmoshës 60-69 vjet, shtatë persona të grupmoshës 70-79 vjet dhe pesë persona mbi 80-vjeçarë.

Katër të vdekur janë nga Gjakova, tre nga Obiliqi, nga dy në Viti, Prizren, Fushë Kosovë, Istog, ndërsa nga një në Vushtrri, Han të Elezit, Pejë, Mitrovicë, Deçan, Podujevë, Kllokot, Ferizaj, Rahovec, Drenas Gjilan, Prishtinë e Klinë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në total 489 raste pozitive. Prej tyre më së shumti ka në grupmoshën 30-39 vjet, gjithsej 94. Në grupmoshën 50-59 vjet janë regjistruar 90 raste, në atë 40-49 vjet 88 raste, ndërsa në moshën 0 deri në 9 vjet janë regjistruar 12 raste, e në atë 10-19 vjet janë regjistruar 38 raste të reja pozitive.

Në Prishtinë sërish janë regjistruar më së tepërmi raste pozitive, 81 raste të reja. Pasuar nga Prizreni ku janë regjistruar 39 raste, e Fushë Kosova 33 raste.

Edhe Gjashtë të vdekur e 2.033 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë Arbëri Gjashtë të vdekur e 2.033 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 859 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 124.711. Aktualisht janë 25.290 raste aktive.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 152.658 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2657 kanë përfunduar me fatalitet.