Në 24 orët e fundit në Kosovë ka vdekur një person si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 13 raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 2138 mostrave.
Një grua e grupmoshës 70-79 vjet nga Fushë-Kosova ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkohë nga katër raste të reja janë regjistruar në Prishtinë e Vushtrri, ndërsa nga një në Fushë-Kosovë, Obiliq, Kamenicë, Shtime e Graçanicë.
Dy raste të reja pozitive janë të grupmoshës 0 deri 9 vjet, ndërsa tri të grupmoshës 10-19 vjet. Tri të grupmoshës 40-40 vjet, nga dy në grupmoshën 70-79 vjet e mbi 80 vjet, ndërsa një në grupmoshën 30-39 vjet.
Numri total i të vdekurve ka arritur në 2977. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 160.762 raste me koronavirus.
Edhe
Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 157.346.
Janë 439 raste aktive.