Ambasadori i Spanjës në Serbi, Raul Bartolome Molina, ka thënë se vendi i tij nuk do të ndërrojë qëndrim sa i përket pavarësisë së Kosovës.
Ai në një intervistë për gazetën “Veçernje Novosti”, ka mohuar se Spanja ndodhet në presion shtetet e fuqishme për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Megjithatë, ka thënë se ky qëndrim, jo rrallë i sjell telashe.
“Është e vërtetë që mosnjohja shkakton jo pak probleme në Spanjë, sidomos në kontekstin e organizimit ndërkombëtar”, ka thënë ai, përcjell “Danas”.
Spanja është një prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Katër të tjerat janë: Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadori spanjoll në Serbi: Nuk do ta njohim Kosovën edhe nëse hapim zyre
-
Parlamenti i Spanjës hedh poshtë iniciativën për njohjen e Kosovës
-
Spanja: Situata e Palestinës ndryshon prej asaj të Kosovës
-
Në Katalonjë i gëzohen liberalizimit të vizave për kosovarët
-
Spanja rikonfirmon vendimin për mosnjohje të Kosovës, thotë se ka qasje konstruktive