Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se gjithçka në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është shumë politike dhe se asgjë s’ka teknike.
Deklarimin Lajçaku e bëri në Twitter pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, në një diskutim para takimit trepalësh të planifikuar për të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjithçka në bisedimet për normalizim raportesh mes Kosovës dhe Serbisë është shumë politike, s’ka asgjë teknike”, ka deklaruar ai.
Një ditë më vonë emisari i BE-së do ta ndërmjetësojë edhe një takim me palën serbe të udhëhequr nga Petar Petkoviq, i cili ka paralajmëruar se temë kryesore do të jetë Asociacioni.