Arbëri

Lajçaku takohet me Bislimin: S’ka asgjë teknike në dialog

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se gjithçka në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është shumë politike dhe se asgjë s’ka teknike.

Deklarimin Lajçaku e bëri në Twitter pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, në një diskutim para takimit trepalësh të planifikuar për të mërkurën.

“Gjithçka në bisedimet për normalizim raportesh mes Kosovës dhe Serbisë është shumë politike, s’ka asgjë teknike”, ka deklaruar ai.

Një ditë më vonë emisari i BE-së do ta ndërmjetësojë edhe një takim me palën serbe të udhëhequr nga Petar Petkoviq, i cili ka paralajmëruar se temë kryesore do të jetë Asociacioni.