2 perditesime
20:09

Kurti falënderon Macronin, e fton për vizitë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën para takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, është shprehur mirënjohës për gjithë kontributin që ka dhënë Fraanca për Kosovën. Ai mes tjerash ka ftuar të parin e shtetit francez edhe për vizitë në Kosovë.

Kurti në oborrin e pallatit Elysee, siguroi Macronin se Kosova po ndjek nga afër zhvillimet në Bruksel, sidomos pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të presidentit amerikan Joe Biden.

“Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, me pjesëmarrje më drejtpeshuar dhe me besim më të lartë. Ndihem i nderuar që kam mundësinë të flasë me ju për zhvillimet tona. Shetti ynë i vogël ka për mision shtetin e së drejtës, me të njëjtin cilësi si shtetet e mëdha demokratike, ku bën pjesë edhe Franca. Nuk ka asnjë fushë ku Kosova nuk mund të përfitojë nga Franca dhe unë ju ftojë ta vizitoni Kosovën”, ka thënë Kurti.

Ai tha se është privilegj që po takohet me Macronin.

 “Jam i privilegjuar të jem këtu me ju, presidentin e një shteti të fuqishëm dhe me histori shumë dimensionale të pranisë në Evropën dhe botën tonë. Është privilegj dhe përgjegjësi për mua si kryeministri i shtetit më të ri të Evropës të jem para Pallatit Presidencial të Francës për t’iu garantuar se Kosova do të jetë gjithnjë me aspiratat evropiane dhe demokratike. Duhet t’iu shpreh edhe një herë mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për drejtësinë e lartë që vendosët në kuadrin e aleancës euroatlantike për t’i dhënë fund një regjimi shovinist që synonte territore me çdo kusht, qoftë edhe me gjenocid mbi civilët”, tha ndër të tjera Kurti. “Ndihem i nderuar që do të kem mundësinë të flasë me ju për zhvillimet e Kosovës dhe mbi angazhimet tona qeveritare. Sado i vogël shteti jonë ka për mision të organizojë ndërtimin e vet të plotë institucional, shtetin e së drejtës dhe lirinë e mendimit me të njëjtën cilësi sa edhe shtetet e mëdha historikë mes të cilëve një prej modeleve më të mira është Franca”.

Pas konferencës, nisi takimi Macron – Kurti.

20:03

Macroni fton Kosovën e Serbinë të gjejnë një kompromis

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen si evropianë për të gjetur një kompromis, pasi siç ka thënë, vetëm në këtë mënyrë, Prishtina dhe Beogradi do të kthehen drejt një të ardhmeje evropiane.

“Unë i ftoj Kosovën dhe Serbinë për tu angazhuar si evropianë në gjetjen e një kompromisi që do t’i bëjë Beogradin dhe Prishtinën të kthehen drejtë një të ardhmeje evropiane”, ka thënë Macron, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para Pallatit Elysee.

Macroni ka thënë se Kosova ka një interes të veçantë për Bashkimin Evropian dhe se Kosova do të ketë mbështetjen e shtetit të Francës në të gjitha proceset që do ta çojnë përpara këtë vend.

19:52

Presidenti Macron priti në takim kryeministrin Kurtin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka pritur në takim të mërkurën, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti është pritur në Pallatin Elysee me nderime të lartë shtetërore.

Kjo është vizita e parë e Kurtit si kryeministër në këtë shtet, njëkohësisht takimi i parë i tij me presidentin francez, Macron.

Ndërkohë, pas takimit pritet të ketë edhe deklaratë të tyre të përbashkët për media.