Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Di Maio: Kosova gjithmonë mund të mbështetet tek Italia

Luigi Di Maio

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio, në fjalimin e tij para deputetëve të Kosovës, ka thënë se Kosova mund të mbështetet çdoherë tek vendi i tij.

Di Maio është për vizitë në Kosovë dhe kjo është e treta prej se ka marrë postin e të parit të diplomacisë italianë më 2019.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për mua është nder t’i drejtohem këtij kuvendi që përfaqëson demokracinë më të re në Evropë. Italia gjithmonë i ka qëndruar afër dhe këtë e dëshmon vizita ime, që është e treta në Kosovë që nga 2019. Në të gjitha takimet kam kuptuar entuziazmin e plotë dhe të sinqertë për bashkëpunimin tonë. Ju e dini se mund të mbështeteni plotësisht tek Italia. Italia e ka dëshmuar këtë, që nga fillimi më 12 qershor 1999, kur ushtarët tanë hynë në Kosovë. Që nga atëherë vazhdojmë të ruajmë sigurinë në këtë vend. Historia ka treguar se ajo që ndodh në këtë pjesë, ka pasoja të menjëhershme në Evropë dhe në vendin tonë padyshim”, ka thënë Luigi di Maio para deputetëve.