1 perditesime
Arbëri

Kurti: Të gatshëm për dialog me Serbinë me synim njohjen e ndërsjellë

Kurti: Të gatshëm për dialog me Serbinë me synim njohjen e ndërsjellë
Foto: Alban Bujari \ KOHA
18:12

Kurti: Të gatshëm për dialog me Serbinë me synim njohjen e ndërsjellë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i hapur për dialog me synimin për arritje të njohjës së ndërsjellë me Serbinë.

Ai ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e domosdoshme dhe se nuk ka kthum prapa e nuk do të ketë përsëritje të tragjedive.

“Sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë. Ju vini pas vizitës në Beograd dhe në agjendën tuaj diplomacia ballkanike ka zënë vend prioritar. Do të jemi të hapur për takime e dialog, me synim arritjen e njohjes së dyanshme, siç është shprehur edhe presidenti amerikan Joe Biden. Ne jemi të interesuar për zgjidhjen e këtij problemi, por zgjidhje mund të jetë vetëm njohja e pavarësisë, që tashmë është bërë nga shumica e shteteve të OKB-së, nga 22 prej 27 shteteve të BE-së e nga 26 prej 30 shteteve të NATO-s, e ku në të gjitha është Italia. Njohja e Kosovës e ndihmon Serbinë, e çliron prej mentalitetit sundues e spastrues të trashëguar prej Millosheviqit”, ka thënë Kurti në seancën të organizuar në Kuvend me rast të vizitës së ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. “Dua të citoj Sir Francescun e Asisit, ai thotë fillo nga e domosdoshmja, bë të mundshëm e befasisht e sheh që është bërë e pamundshmja. E domosdoshmja është pavarësia jonë, është arritur me çmim të lartë mbi 12 mijë të vrarë, rreth 20 mijë gra të dhunuara, 1632 persona ende të pagjetur. Prandaj këmbëngulim në të domosdoshmen, duke konfirmuar pavarësinë. Pa e vënë kurrë në diskutim pavarësinë e sovranitetin, së bashku me miqtë tanë do të bëjmë gjithçka të mundshme, duke kërkuar pakt të paqes e mossulmim, duke ofruar modele të bashkëpunimit rajonal e të tregtisë së lirë, duke ofruar reciprocitet në çdo gjë menjëherë pas njohjes, përfshirë edhe në trajtimin e pakicave, e duke larguar kriminelët e luftës nga institucionet që trajtojnë çështjen e të zhdukurve me dhunë. Po t’i përmbahemi kësaj rruge, pasi tjetër rrugë nuk ka, do të shohim se e pamundshmja bëhet e mundshme. Kthim prapa nuk ka sepse nuk duam dhe nuk do të ketë përsëritje të tragjedisë.

Kurti: BE-ja duhet ta mbajë fjalën e të liberalizojë vizat për Kosovën

Kurti ka falënderuar Italinë për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës e po ashtu edhe ministrin Di Maio që vazhdimisht po bën thirrje që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës. Po ashtu ka falënderuar atë që po përsëritë se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen përnjëherë në BE.

“E mirëpres vëmendjen e shtuar diplomatike të Italisë. Vlerësoj qëndrimin e prerë sa i përket domosdoshmërisë që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen përnjëherë në BE. Integrimi në BE sjell dy përfitime të menjëhershme, që rrallë vijnë bashkë. Nga njëra anë e rrisin territorin të BE-së e bëjnë atë të barabartë me kontinentin evropian, e nga ana tjetër zvogëlojnë kufijtë e BE-së. Integrimi i vendeve tona heq kufijtë e brendshme që janë kosto e panevojshme dhe e tepërt financiare. Kosova ka zbatuar gjitha kërkesat që janë bërë nga vendet e BE-së. Kërkesat kanë qenë më shumë se që i janë bërë vendeve tjera. Ne i kemi zbatuar detyrat tona. E falënderojmë Italinë dhe ju që pandërprerë insistoni që BE-ja të liberalizojë vizat për Kosovën. Kjo tregon miqësi të vërtetë mes dy vendeve tona. Presim që BE-ja të mbajë fjalën e të liberalizojë vizat për Kosovën”, tha Kurti.

Gjatë fjalimit Kurti ka kujtuar edhe kohën e luftës në Kosovë, kur aeroplanët e NATO-s janë ngritur nga Aviano për të bombarduar caqet.

Ai ka thënë se Italia ka vënë në dispozicion territorin e vet për ta çliruar Kosovën e ndaluar spastrtimin që po bëhej nga Serbia.

 

17:56

Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse ndaj Italisë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Kosova do të jetë përherë mirënjohëse për kontributin e Italisë për vendin.

Konjufca në një adresim në Kuvend në seancën speciale në nder të ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi di Maio, tha se vizita e të parit të diplomacisë italiane do të thotë shumë për Kosovën.

“Shprehim nderime për prezencën tuaj sot, sepse vendi jonë shpreh mirënjohje për të gjithë atë që ka bërë Italia për vendin tonë. Italia u bë vendi i parë ku u ngrit forca ajrore për shpëtimin e vendit tonë. Viti 2020 ishte një vit i vështirë ku mbi 3.800 qytetarë të Kosovës e humbëm jetën nga pandemia, por edhe në Itali pati humbje të mëdha. Shpreh ngushëllime për këtë humbje, duke falënderuar me këtë rast shtetin italian për ndihmat e vazhdueshme për shtetin tonë”, tha Konjufca. \ EO