Arbëri

Pjesëtari i FSK-së e zë vendin e parë në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë” në Kroaci

Pjesëtari i FSK-së, Sokol Ahmeti, ka arritur të zë vendin e parë në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë” në Slunj të Kroacisë.

Ahmeti është shpallur ushtari më i mirë ndërkombëtar në garën e mbajtur në poligonin ushtarak “Eugen Kvaternik” ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë njoftuar se Gara e “Ushtarit me të mirë” u realizua në periudhën kohore 13-19 Qershor 2021, ku pjesë e saj ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovë (FSK) si dhe ushtarak nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe.

“Me përkushtimin, angazhimin dhe performancën e lartë të treguar gjatë kësaj gare, tetar Sokol Ahmeti nga Regjimenti i Pare i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në mesin e shumë garuesve ka arritur të dal i pari, duke u shpallur Ushtari më i Mirë Ndërkombëtar për vitin 2021. Edhe pse gara ka qenë sfidë mjaft e rëndë me sukses ka arritur që ta përfundoj edhe garuesja tjetër FSK-së ushtar Endrita Brahimi. Pjesëmarrësit e kaluan së bashku në disa vështirësi , ku pjesë e saj ishte edhe përshkuar rrugës me gjatësi prej 30 kilometra, duke ekzekutuar 12 disiplina Ushtarake. Pjesëmarrja në gara të tilla, promovon vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon edhe njëherë profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë që kanë pjesëtaret e FSK-së”, thuhet në njoftim.