Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, janë pajtuar për rritje të bashkëpunimit ndërshtetëror në disa fusha, përfshirë tregtinë, kulturën e sigurinë, është bërë e ditur në një komunikatë për media pas takimit të dy krerëve në Antalia të premten.
Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, Osmani në takim me Erdoganin kanë biseduar për “bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidentja Osmani dhe Presidenti Erdoğan theksuan se do të vazhdojnë të punojnë që raportet e mira politike e diplomatike ndërmjet dy vendeve mund të thellohen edhe më tej. Po ashtu, ata u pajtuan që të rritet bashkëpunimi në tregti, kulturë, siguri, si dhe në fushat e tjera”, thuhet në njoftim.
Në fund bëhet e ditur se Osmani ka ftuar Erdoganin ta vizitojë Kosovën. Thuhet se ai e ka mirëpritur ftesën, ndërsa ka ftuar Osmanin që po ashtu së shpejti ta vizitojë Turqinë.
Takimi u zhvillua në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias.