Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, janë pajtuar për rritje të bashkëpunimit ndërshtetëror në disa fusha, përfshirë tregtinë, kulturën e sigurinë, është bërë e ditur në një komunikatë për media pas takimit të dy krerëve në Antalia të premten.
Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, Osmani në takim me Erdoganin kanë biseduar për “bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej”.
“Presidentja Osmani dhe Presidenti Erdoğan theksuan se do të vazhdojnë të punojnë që raportet e mira politike e diplomatike ndërmjet dy vendeve mund të thellohen edhe më tej. Po ashtu, ata u pajtuan që të rritet bashkëpunimi në tregti, kulturë, siguri, si dhe në fushat e tjera”, thuhet në njoftim.
Në fund bëhet e ditur se Osmani ka ftuar Erdoganin ta vizitojë Kosovën. Thuhet se ai e ka mirëpritur ftesën, ndërsa ka ftuar Osmanin që po ashtu së shpejti ta vizitojë Turqinë.
Takimi u zhvillua në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias.
-
Osmani takon Erdoganin: Kosova, e përkushtuar ta forcojë bashkëpunimin me Turqinë
-
Osmani fton Erdoganin për një vizitë në Kosovë
-
Osmani e ambasadori turk flasin për ushtrinë e futbollin
-
Erdogani uron Kosovën: Do ta vazhdojmë mbështetjen për ruajtjen e sovranitetit
-
Osmani takon kryediplomatin turk: Diskutuam partneritetin e fortë mes Kosovës e Turqisë