1 perditesime
Arbëri

Osmani: NATO-ja së bashku me luftën e UÇK-së i sollën lirinë Kosovës

Osmani: NATO-ja së bashku me luftën e UÇK-së i sollën lirinë Kosovës
Foto: ZKM
09:17

Osmani: NATO-ja së bashku me luftën e UÇK-së i sollën lirinë Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe duke vendosur kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, me rastin e shënimit të 22- vjetorit të Ditës së Paqes.

Presidentja Osmani ka thënë me këtë rast se po nderojnë kontributin e jashtëzakonshëm të secilit ushtar të NATO-s që i qëndruan përkrah Kosovës në momentet më të errëta të saj.

“Jem i këtu për të nderuar vazhdimin e këtij kontributi, kontribut i cikli ka vazhduar edhe më tej e vazhdon edhe sot për paqen e sigurinë në Kosovë dhe në rajonin tonë. Në listën e festave zyrtare kjo ditë njihet i Ditë e Paqes, por në mesin e qytetarëve tanë njihet si Dita e Çlirimit dhe Dita e Lirisë. Të tria këto epitete i përshtaten kësaj dite sepse 12 qershori, hyrja e forcave të NATO-s së bashku me luftën e UÇK-së i sollën Republikës së Kosovës, pas një sakrifice të jashtëzakonshme mbinjerëzore, edhe lirinë edhe çlirimin por edhe paqen pas shumë e shumë vuajtjeve e sakrificave të popullit tonë”, ka thënë Osmani.


Konjufca: Liria jonë erdhi si kontribut i UÇK-së dhe ndërkombëtarëve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në Ditën e Çlirimit të Kosovës ka thënë se liria erdhi si kontribut i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe faktorëve ndërkombëtarë që ndihmuan luftën për t’u çliruar nga Serbia.

Aleanca e madhe ushtarake, tha Konjufca, tregon se kauza jonë ishte e drejtë.

“Liria jonë ka ardhur si kontribut i UÇK-së, i dëshmorëve tanë që e dhanë jetën për liri, por edhe i bashkimit, kontributit të përpjekjes sonë çlirimtare me faktorët ndërkombëtare që e ndihmuan luftën tonë dhe ne u çliruam nga okupimi i Serbisë. Vetë fakti se aleanca më e madhe ushtarake i doli në ndihmë popullit të Kosovës, e bombardoi Serbinë për shkak të gjenocidit që ajo shtroi mbi popullin e Kosovës kjo flet se kauza jonë ishte shumë e drejtë, liria jonë ishte shumë e shtrenjtë”, ka thënë Konjufca.


Kurti: NATO-ja hyri në Kosovë për ta ndaluar gjenocidin ndaj popullit shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se më 12 qershor të vitit 1999, këmbësoria e NATO-s i është bashkuar ndërhyrjes së saj nga ajri, kundër Jugosllavisë së Millosheviqit për ta ndaluar gjenocidin mbi popullin shqiptar.

Kurti tha se këtë ditë duhet t’ia kujtojë vetës secili qytetar i Kosovës, duke nderuar ata që dhanë jetën për liri.

“Në qershorin e vitit 1999 kishim zjarr në qiell dhe zjarr në tokë por më 12 qershor këmbësoria e NATO-s i bashkohet ndërhyrjes nga ajri kundër Jugosllavisë së Millosheviqit për ta ndaluar gjenocidin mbi popullin shqiptar. Siç e tha edhe presidentja e Republikës, më 12 qershor ne kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe këtë ia përkujtojmë vetës çdo ditë, sepse të gjithë ato gra e burra që u sakrifikuan, dhanë jetën ndodhen në themelet e institucioneve tona, të shtetit tonë, të pavarësisë sonë, të cilin duhet ta shpijmë më tej më zhvillim, drejtësi dhe demokraci”, ka thënë Kurti, gjatë homazheve që ka bërë bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca duke vendosur kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, me rastin e shënimit të 22- vjetorit të Ditës së Paqes.

Image
08:32

Bëhen sot 22 vjet nga çlirimi i Kosovës

22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës, 12 qershori, ndonëse jo e njohur edhe si festë zyrtare, është një ditë kur nga ushtarakë dhe diplomatë botërorë do të mbahet mend si një ditë gati konfrontimi midis Perëndimit dhe Rusisë, një ditë siç thuhej, ‘që do të mund të niste Luftën e Tretë Botërore.’

Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik, duke u gjetur ballë për ballë me trupat e Rusisë të cilët një ditë më parë ‘befasisht’ kishin marrë Aeroportin e Prishtinës me qëllimin e ndarjes së Kosovës.

Hyrja e NATO-s ktheu në Kosovë mbi një milionë shqiptarë.

Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës.

Deri tash kanë shërbyer në Kosovë afër 500 mijë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të shumë vendeve, kryesisht atyre perëndimore, duke qenë larg familjeve dhe më të dashurve të tyre dhe duke sakrifikuar edhe nga një pjesë të jetës për lirinë, sigurinë dhe paqen në Kosovë./kp