1 perditesime
20:41

Kandidatët e konfirmuar të LDK-së për kryetarë komunash [emrat]

Kryesia e LDK-së ka miratuar sot disa kandidatë për zgjedhjet komunale.

Sipas njoftimit të kësaj partie, në Prishtinë do të kandidojë Përparim Rama, në Podujevë, Ekrem Hyseni, në Pejë Gazmend Muhaxheri, në Suharekë, Ardian Shala, në Lipjan, Imri Ahmeti, në Fushë-Kosovës, Burim Berisha, në Viti, Sokol Haliti, në Vushtrri Xhafer Tahiri.

“Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktual të degëve, do të organizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash. Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan. Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

20:27

LDK-ja hyn në zgjedhjet lokale me shumicën e kryetarëve aktualë

Lidhja demokratike e Kosovës ka nominuar shumicën e kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj pas mbledhjes, tha se përveç nominimit të kandidatëve në këtë mbledhje u diskutuan edhe çështje të tjera, si organizimi nëpër degë, përgatitja për asamble e të tjera.

“Ishte një numër i të nominuarëve që morën edhe përkrahjen e Kryesisë. Shumica e kryetarëve aktualë u nominuan për të rikandiduar”, tha Zemaj, përcjell Ksp-ja.