Policia Kufitare e Malit të Zi ka gjetur trupin e pajetë të ish-shefit të Policisë në Ulqin, Rudolf Elezoviqit, ka bërë të ditur gazeta Vijesti të mërkurën.
Zhdukja e Elezoviqit ishte paraqitur më 27 maj nga bashkëshortja e tij.
Trupin e pajetë të Elezoviqit e kanë gjetur pjesëtarët e Policisë Kufitare të Malit të Zi në lumin Bojana.
“Obduksioni është kryer, ndërsa me rastin po merret Prokuroria e Lartë e Shtetit”, ka njoftuar Policia e Malit të Zi.
Elezoviq së fundi ishte pjesë e Policisë në Mal të Zi, ndërsa më herët, për gjashtë vjet, ishte edhe komandant i stacionit në këtë qytet. Ka mbajtur edhe pozita udhëheqëse në Policinë Kufitare të Malit të Zi.
Artikuj të ngjashëm
-
Zhduket ish-shefi i policisë së Ulqinit
-
Gjendet një trup i pajetë në Badovc, dyshohet se është burri që u raportua i zhdukur dy ditë më parë
-
Gjendet i vdekur në Ferizaj një shtetas i Malit të Zi
-
Zhdukja e shefit të anti-drogës në Mal të Zi, merrte përqindje për lëndët e trafikuara
-
Policia konfirmon vdekjen e një ish-pjesëtari të saj