Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur në Ferizaj një shtetas i Malit të Zi

shiriti

Foto: Ilustrim

Një shtetas i Malit të Zi është gjetur i vdekur në Ferizaj të enjten, njoftoi Policia e Kosovës.

Trupi i viktimës u dërgua për obduksion dhe policia po e heton rastin.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull Shtetas i Malit të Zi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekipe e emergjencës, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës nuk ka shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raporton 24-orësh të PK-së.