Arbëri

Gjendet trupi i pajetë i ish-komandantit të Policisë në Ulqin

Policia Kufitare e Malit të Zi ka gjetur trupin e pajetë të ish-shefit të Policisë në Ulqin, Rudolf Elezoviqit, ka bërë të ditur gazeta Vijesti të mërkurën.

Zhdukja e Elezoviqit ishte paraqitur më 27 maj nga bashkëshortja e tij.

Trupin e pajetë të Elezoviqit e kanë gjetur pjesëtarët e Policisë Kufitare të Malit të Zi në lumin Bojana.

“Obduksioni është kryer, ndërsa me rastin po merret Prokuroria e Lartë e Shtetit”, ka njoftuar Policia e Malit të Zi.

Elezoviq së fundi ishte pjesë e Policisë në Mal të Zi, ndërsa më herët, për gjashtë vjet, ishte edhe komandant i stacionit në këtë qytet. Ka mbajtur edhe pozita udhëheqëse në Policinë Kufitare të Malit të Zi.