Arbëri

Sveçla: Ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sundimi i ligjit në shtetin e së drejtës, nënkupton edhe ushtrimin e detyrës nga zyrtarët policorë pa pengesa.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit "të fortët".