Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, të martën është gjobitur për shkak se s’kishte të vendosur maskën, siç kërkohet qe gati një vit, bazuar në masat për luftimin e pandemisë së koronavirusit.
Në një postim në Facebook, pasi u bë publik lajmi për gjobitjen e tij, Haliti ka thënë se kishte harruar ta vendoste maskën.
Tutje ai ka kërkuar nga qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të mos veprojnë sikur ai, por të bartin maskat.
“Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një gjobë nga Policia e Kosovës. I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, në raportin 24-orësh Policia ka thënë se ka shqiptuar 541 gjoba bazuar në ligjin anti-COVID-19.
-
Iu hoqën 743 vota, Haliti: E ka bërë dikush që ka pasur qejf të bëhem deputet
-
Partitë politike e qytetarët harruan për disa orë pandeminë
-
Ahmeti gjobitet me 35 euro, po festonte ditëlindjen e dikush kishte lajmëruar se po mbahet ”dasmë”
-
20 gjoba nga Komuna e Prishtinës për shkeljet e partive në fushatë, prin Vetëvendosje
-
538 gjoba anti-COVID për një ditë në kohën kur partitë po organizojnë tubime me qindra veta